Prokuroria e Vlorës ka hedhur poshtë akuzën e ngritur nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore ndaj ish-efektivit Arian Tase. Hetuesit nuk kanë pranuar akuzën e vrasjes nga pakujdesia, por kanë këkruar vrasje me dashje indirekte.

 

I akuzuar për vrasje nga pakujdesia Tase rrezikonte nga gjobë deri në 5 vite burg, ndërsa me akuzën e re ai rrezikon 10 deri në 20 vite.

 

Megjithatë kjo mbetet për tu parë nese organet e hetimit do të mbledhin provat për ta cilesuar si vrasje me dashje, ndëkrohë qëvepra penale do klasifikohet si indirekte. Por i mbetet gjykatës që të vendosë për fatin e ish-efektivit që me skafin e tij vrau 7-vjeçaren Jonada Avdian në plazhin e Potamit në Himarë.

 

Ndërkohë nga burime mësohet se hetuesit kanë dyshime të forta se ish-kolegu i tyre është i përfshirë në organizata kriminale që merren me lëndët narkotike. Madje dyshohet se skafi me të cilin Tase goditi 7-vjeçaren, përdorej për transportin e drogës.

 

Mjeti lundrues është zyrtarisht në pronësi të kushëririt të Arjan Tases, pjesë e një biznesi që merrej me dhënien me qira të mjeteve lundruese. Por Prokuroria dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore po verifikojnë lidhjet e tyre pasi besohet se ish oficeri i policisë qëndron pas këtij aktiviteti.

 

Nuk është hera e parë që Arjan Tase dyshohet si i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Dy vjet me pare në kohën kur ishte shef i komisariatit të Himarës, ai u arrestua nga policia e Vlorës për lejimin e kultivimit të parcelave me kanabis.

 

Tase u akuzua për shpërdorim detyre dhe u la në arrest shtëpie. Njëkohësisht, oficeri u pezullua nga detyra derisa të shprehej gjykata.

 

Pak kohë më vonë, prokuroria e pushoi çështjen e nga ana tjetër Apeli i Vlorës e hodhi poshtë pezullimin nga detyra. I liruar nga çdo akuzë dhe i mbrojtur me vendim gjykate, Tase u rikthye në radhët e policisë.

 

Për ngjarjen fundit në Potam, ku ai i mori jetën 7-vjeçares Jonada Avdia, ish-oficeri i policisë akuzohet për vrasje nga pakujdesia, duke rrezikuar dënimin deri në 5 vite burg.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re