Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e pasurisë, shtetasve: Angjelin Ndreka i dënuar për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe  Ndue Jaku i dënuar me veprën penale “Vrasje me Paramendim” banues në Lezhë.

Ilia Pire me banim në Elbasan i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Arben Muça dhe Egli Duka të dy banues në Tiranë, njëri i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” dhe tjetri për Kultivimi i bimëve narkotike”.

Të gjithë shtetasit e mësipërm duhet tu përgjigjen pyetjeve të dërguara nga OFL brenda 48 orëve, më pas përgjigjet e marra, do i dërgohen SPAK për hetime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

OFL, 1 dhjetor/ Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Angjelin Ndreka, banues në Lezhë, i dënuar për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Ndue Jaku, banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Ilia Pire ,banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Arben Muça, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim;

Egli Duka, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

(E.G/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re