
Një shtetas shqiptar është vrarë pasditen e sotme në zonën e quajtur Burnia, pranë Kalamatës.
Sipas të dhënave paraprake, ai dyshohet se është qëlluar me armë gjahu nga një distancë e afërt.
Viktima punonte në një fermë lopësh, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Ndërkohë, policia ka shoqëruar dy shtetas grekë, të cilët gjetën trupin e pajetë. Ata ishin edhe personat që e strehonin viktimën në banesën e tyre.
Autoritetet po hetojnë për përfshirjen e mundshme të tyre, ndërsa është shpallur në kërkim edhe një person i tretë.



