Eksperti i kriminalistikës Artan Rexhepi ka hedhur deklarata të forta lidhur me krimin që tronditi opinionin publik, atë të zbardhjes së vrasjes së Menduh Kurt Dedës.

 

I ftuar në emisionin Vizioni i Pasdites për të analizuar ngjarjen, ai përveçëse ka akuzuar policinë e shtetit për vonesën 5 vjeçare të zbardhjes së ngjarjes por gjithashtu ka hedhur dyshime të forta për motivin e përmendur atë të 1 mln lekëve të reja borxh.

 

“Aty leviz diçka më e madhe se ky 1 milonshi, kaq mund të them”

 

Ne studion e pasdites, Rexhepi, hodhi hije dyshime mbi shkakun e ngjarjes. Ai deklaroi se nuk e shikon këtë ngarje si shkak i 1 mln lekëve por më shumë se kaq.

 

“Nuk jemi në pozicionin që të themi uau për policinë e shtetit, nuk është uau pas 7 vitesh. Sepse vërtetë nuk kishte kufomën por kishte telefonat, lokacionin etj. Unë nuk e shikoj atë në nivelin e 1 mln lekëve të reja. Aty duhet hetuar çfarë shumash kanë lëvizur. Aty ka leviz diçka më e madhe se ky 1 milonshi kaq mund të them”, tha ndër të tjerash Rexhepi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re