Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne në fshatin Manati të Lezhës.

Mësohet se viktima është Lekë Lekgjonaj, rreth 65-vjeç.

Paraprakisht dyshohet se vrasja ka ndodhur për motive gjakmarrje, dhe autori 17-vjeçar është vetëdorëzuar në polici.

Mësohet se Lekgjonaj është qëlluar në oborrin e banesës së tij, dhe ka ndërruar jetë menjëherë.

Njoftimi i policisë: 

Policia e Lezhës neutralizon dhe vë në pranga në kohë rekord, një 17-vjeçar që kreu vrasjen e 65-vjeçarit, para pak minutash, në fshatin Manati të Lezhës.

Sekuestrohet dhe arma e krimit.

Shërbimet e DVP Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Manati kishte të shtëna me armë zjarri, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Falë reagimit profesional e të menjëhershëm është bërë i mundur neutralizimi dhe kapja e 17-vjecarit F. P.

17-vjeçari, rreth orës 12:00, në rrethana ende të paqarta dyshohet se vrau me armë zjarri shtetasin L. L., 65 vjeç, banues në Manati, dyshohet për motive hakmarrjeje.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar dhe armën zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se 17-vjeçari kreu krimin.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re