Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Gledis Nano flet nga Vlora per ngjarjet kriminale ne kete qytet.

Problematika në qarkun e Vlorës kane te bejne me kanabisin dhe krimet e rënda, vrasjet. Sa i takon mungesës së zbardhjes vrasjeve Nano shmang përgjigjen. Sipas tij tashmë me pajisjen me kamera në rrugë të qytetit do ketë më shumë rezultate.

Vlora numëron dhjetra të rinj të zhdukur, sipas Drejtorit të Përgjithshëm të gjithë rastet janë ende në hetim.

Pjese nga komunikimi

Nano: Dy nga prioritetet që diskutuam sot ishin parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe ulja e numrit të kultivimit të kanabisit. Janë dy pika të forta që do qëndrojmë. Për hir të vërtetës, ka policia e shtetit në dorë hetime që po i kryen në proges. Nuk dua të hap asnjë përgjigje në këto momente, sepse janë ccështje në hetim, por jane hetime premtuese. Për sa i takon kultivimit të kanabisit, kjo është pikë tjetër që e kam marrë si pikë personale dhe nuk do toleroj asnjë punonjës policie që të implikohet në këtë proces. Është kërkuar bashkëpunim dhe kemi mbështetjen e prokurorisë së rrethit gjyqësor Vlorë dhe Sarandë. Besoj ky vit do jetë ndryshe sa i takon kultivimit të kanabisit. Problematika për krimet e rënda në Vlorë nuk është zhvilluar sot, por ka qenë më parë.

Pyetje: 4 atentate vitin e kaluar, 3 vrasje, dy atentate të tjera në 24 ditët e para të janarit.

Nano: Qasjet që kemi për parandalimin e vrasjeve nuk është vetëm me burimet njerëzore që kemi, por do të ndërthuret me teknologjinë më të fundit të kontrollit të territorit. Besoj dhe jam shumë i bindur që do të kemi rezultat tjetër sa i përket shtrirjes së teknologjisë më të fundit në terren që të na ndihmojë.

Pyetje: Na ka penguar teknologjia që nuk i kemi zbardhur atentatet e vitit 2021?

Nano: Do kemi komunikime të tjera dhe në vijim. Do të ketë qasje tjetër dhe vlerësim tjetër .

Pyetje: Rezultate për personat e zhdukur në Vlorë?

Nano: Janë cështje në hetim për të cilat do të jemi në komunikim sapo të kemi infomacione.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb