Fax News zbardh kërkesën e SPAK, për zgjatjen e hetimeve ndaj 7 të pandehurve të akuzuar për dy vrasjet e bujshme të Vajdin Lames e Klodian Salliut në vitin 2005.
Referuar kërkesë së strukturës antikorrupsion, mësohet se në kuadër të hetimeve lidhur me këtë ccështje janë dy letër-porosi të dërguara në Francë dhe Maqedoninë e Veriut, dhe disa transkripe përgjimesh që lidhen me dosje të tjera dhe akte të dosjeve të vjetra në Dibër, Tiranë, Vlorë, apo edhe Lezhë, bëri që Prokuroria e Posaçme të kërkoj më shumë kohë për hetimet që po kryen për zbardhjen dhe gjetijen e provave ndaj të pandehurve, për dy vrasjet e vjetra, të Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, ndodhur në vitin 2005.
Për këto ngjarje, SPAK ka marrë nën hetim Lulzim Berishën, Emiljano Shullazin, Viktor Ymerin, Indrit Rusin dhe Indrit Taullain, me provë kryesore dëshminë e shtetasit Luftar Reçi, i kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë në tetor të 2020-ës.
Të gjithë të hetuarit kanë mohuar implikimin në këto ngjarje, duke e konsideruar dëshminë e Reçit të pabesueshme dhe një dëshmi e cila është refuzuar më herët nga hetues të tjerë.
Kujtojmë se javën e kaluar Gjykata e Posaccme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pranoi kërkesën e SPAK, duke i dhenë kohë edhe 3 muaj për të mbledhur prova.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
