Imam i njohur i Kosovës Shefqet Krasniqi tha se fundit i botës është shumë afër, referuar të ashtuquajturave në ligjërimin islam si “shenja të kiametit.

Ai, në një lidhje më “ABC e Mëngjesit”, tha të gjitha shenjat e kiametit, nga zhveshja, lakuriqësia e femrave deri te garimi në ndërtimin e gradaçelave, i ka përmbledhur edhe në një libër të shkruar nga ai vetë në vitin 2014.

“Unë së pari kur e kam thënë atë intervistë, kiameti është afër, e kam thënë Ramazanin e kaluar në një emision televiziv, pastaj është publikuar. Por për kiametin afër unë kam shkruar edhe libër, që e kam shkruar në 2014.

Ne si njerëz nuk e dimë saktë se kur do të ndodhë kiameti, nga që çështja e kiametit në mënyrë specifike i përket vetëm të madhit Zot.

I madhi Zot ka lënë shenja të mëdha dhe të vogla të kiametit. Së pari, vijnë shenjat e vogla që janë me dhjetra dhe me qindra, të cilat i kam përmbledhur në libër”, tha mendimtari dhe kleriku i njphur musliman, që mban dhe titullin akademik Doktor.

Ai më pas renditi disa nga shenjat:

“Disa nga shenjat që mund t’i ceki me shpejtësi janë: përhapja e madhe e imoralitetit, përhapja e madhe e pije alkoolike dhe lejimi i tyre për t’u pirë, përhapja e fajdeve, ardhja në pushtet e njerëzve injorantë, njerëz që nuk dinë pothuajse asgjë për postin me të cilin janë ngarkuar, zhveshja, lakuriqësia e femrave siç është në ditët e sotme. Një prej shenjave të kiametit është ndërtimi i shtëpive, pallateve të mëdha, që bëjnë gara se duan të mbërrijnë në qiell te Zoti. Një prej shenjave të kiametit është shtimi i madh i vrasjeve”. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re