Pasi u shpall në kërkim për vrasjen e Jurgen Dukës pas një sherri banal në market, të tjera detaje të reja janë publike lidhur me policin Arbër Sula.

Agjenti i krimeve në Dibër mësohet se njihej si një efektiv i qetë ndërsa ditën e sotme ishte caktuar të kryente testin e drogës, shkruan Euronews.

Ky proces ka nisur prej disa javësh në radhët e punonjësve të Policisë së Shtetit, ku deri tani me dhjetarë policë janë larguar nga detyra.

Me qëllim arrestimin e Sulës, me banim në zonën e Saukut në Tiranë, janë kontrolluar disa zona dhe banesa por deri më tani pa sukses.

Sula qëlloi me pistoletë mbi Jurgen Dukës gjatë një konflikti në një market në rrugën “Irfan Tomini” dhe më pas 29-vjeçari ndërroi jetë në spital.

Në video shfaqen momentet e përplasjes ku janë të pranishëm edhe disa persona të tjerë. Madje njëri prej tyre tenton të qetësojë situatën.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re