Skip to content

Vrau 40-vjeçarin ndërsa pinin në lokal/ Gjykata lë në burg Arlind Demushin

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Arlind Demushin autorin e vrasjes se Hajdar Ismailgeci ngjarje e ndodhur në Babrru.

Vete i ndaluari nuk ka folur para gjykatës, por mbrojtja pretendoi se sherri ka qënë në kushtet e renduara psikologjike.

Sipas mbrojtjës nuk është vrasje me paramendim pasi autori dhe viktima kanë qënë miq dhe kanë qëndruar për një kohë në të njëjtën shtëpi por nje ofendim i castit e ka agravuar situatën.

Ngjarja ndodhi me 2 Tetor ne mbremje. Arlind Demushi goditi me thike 40-vjeçarin Hajdar Ismajlgeci, i cili u gjet pa jete pranë shkollës “Azem Hajdari” në Babrru. Autori Arlind Demushi, 38-vjeç, u lokalizua në Durrës.