Skip to content

Vrau bashkëshorten, amerikani gjendet i varur në qëlinë e paraburgimit në Shkodër

Është gjetur i varur në dhomën e tij, në IEVP Shkodër,  nga bashkëvuajtësit, i paraburgosuri Brendon Ronald Saporito, shtetas amerikan.

Punonjësit e institucionit e kanë nxjerrë me puls dhe me shenja jete drejt urgjencës, ku stafi mjekësor i ka dhënë ndihmën e parë. Por pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme nga Spitali i Koplikut dhe përpjekjeve të stafit mjekësor, i paraburgosuri ka humbur jetën.

Viktima ishte arrestuar më 2 maj të këtij viti, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij.