Lulzim Toçi, 30-vjeçari që mbyti bashkëshorten e tij 24-vjeçare në sy të dy fëmijëve, vuante nga skizofrenia akute. Ky është rezultati i ekspertizës që i është kryer autorit të krimit, duke përcaktuar se ai në momentin që ka vrarë gruan e tij ka vepruar me impuls, pa e kuptuar fare.

Kujtojmë se vrasja ka ndodhur në shtëpinë e tyre në Via Caravaggio, Napoli, në nëntor të vitit që lamë pas.

Pasi vrau bashkëshorten Eleonora në sy të dy fëmijëve të saj të vegjël, 4 dhe 6 vjeç, në gjendje konfuze, 30-vjeçari është larguar nga shtëpia, duke kërkuar ndihmë nga kunata e tij, e cila ka zbuluar trupin e së motrës përmes një video-telefonate me nipërit e tij.

E alarmuar, gruaja ka lajmëruar menjëherë policinë, e cila ka ndaluar Lulzimin para shtëpisë së saj.

Sipas policisë, 30-vjeçari  ka rrëfyer menjëherë vrasjen: “Kam vrarë gruan time”.

Gjatë marrjes në pyetje, Toçi përsëriti rrëfimin e tij para gjyqtarit, pavarësisht vështirësive gjuhësore dhe gjendjes së tij të shokuar.

Hetimet nga Karabinierët, të koordinuara nga kompania Maddaloni, nuk gjetën konfirmim të një zënke që i parapritur, megjithëse fillimisht ishte ngritur hipoteza e  xhelozisë si motiv.

Tashmë me rezultatet e ekzaminimit mjekësor, avokati mbrojtës Orlando Sgambati shpreson në një gjykim të menjëhershëm, duke anashkaluar fazën e seancës paraprake.

Ndërkohë, dy fëmijët jetimë nga e ëma, fillimisht iu besuan dajave të tyre dhe më pas në një shtëpi familjare për t’u garantuar atyre qetësinë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko