Koço Buzo vrau pa mëshirë bashkëshorten e tij ditën e sotme në Elbasan. Ngjarja e rëndë ndodhi në sytë e djalit të tyre.

Autori i ngjarjes se sotme nuk ka dhënë shumë shpjegime para togave blu, por eshte shprehur se ishte xheloz dhe se i kishte kërkuar bashkeshortes më përpara që të mos shkonte në gjykatë për të kërkuar urdhër mbrojtje për dhunë në familje.

Fax Neës mëson se ai ka deklaruar gjithashtu përpara togave të zeza se e kishte paralajmëruar gruan e tij se nuk do ta linte të ndahej prej tij.

“I pata thënë që; nuk ke për t’u ndarë prej meje. Donte të më fuste në burg” mësohet se u shpreh Koço Buzo. Në gjendje të rënduar psikologjike pas krimit 58-vjeçari ka thënë se gruaja donte që të ndahej prej tij dhe këtu kishte nisur zanafilla e konfliktit. Çifti ka dy djem.

Ngjarja e ndodhur mesditën e sotme, ku 58-vjeçari Koço Buzo qëlloi për vdekje me armë gjahu gruan e tij Liljana Bozo dhe plagosi dy kalimtarë të rastit ka tronditur mbarë opinionin publik.

Burime bënë me dije se të plagosur kanë mbetur shtetasit Gëzim Tosila (avokati i viktimës) dhe Adriatik Kolaj, ndërsa e gjithë skena u zhvillua në sytë e djalit të çiftit që ishte në konflikt.

Çifti Buzo ishte në proces divorci për shkak të dhunës që bashkëshorti ushtronte ndaj gruas së tij, e cila mbeti viktimë. Autori ishte ish-polic me profesion, nuk e ka kapërdirë dot ndarjen dhe ka qëlluar ndaj gruas së tij.

Mësohet se çifti kishte 3 fëmijë, 2 djem dhe një vajzë në moshë madhore, njëri prej të cilëve ka parë skenën e rëndë të vrasjes.

(E.H/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re