Gjykata e Apelit të Juridksionit të Përgjithshëm ka shpallur vendimin për Mexhit Picarin dhe të bijën Dhurata Saliaj, të cilët akuzohen për vrasjen e Kudret Saliajt.

 

Gjykata vendosi dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin.

 

Ndërsa Dhurata Saliaj është dënuar me 4 vite e 6 muaj burg. Ajo akuzohet për krijimin e kushteve ëpr të kryer vrasje.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 4 qershorit në vitin 2021. Shkak u bënë sherret e vazhdueshme për divorcin mes Kudret Saliajt dhe Dhurata Saliajt si dhe kujdestaria e fëmijëve.

 

Saliaj kishte hapur procesin gjyqësor për tu ndarë nga gruaja e tij me të cilën kishte tre fëmijë.

 

Mexhit Picari, një ish-polic hyri në lokal dhe hapi zjarr drejt ish-dhëndrit, ndërsa u plagos edhe avokati Adriatik Cama, që ndodhej në një tavolinë me viktimën pasi ditën e vrasjes ishte caktuar të zhvillohej seanca gjyqësore./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re