Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka ulur me 2 vite e 6 muaj burg dënimin e Granit Shehut, i cili në vitin 2015 vrau kushëririn e tij. Kështu në përfundim, Shehu është dënuar me 13 vjet e 4 muaj burg. 

Gjykata e Tiranës e kishte dënuar atë me 16 vjet burgim, vendim i cili u la në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Tiranë.

Ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë, kanë ushtruar rekurs Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Tiranë e cila kërkuar prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe kthimin e akteve për rishqyrtim kësaj gjykate”, si  dhe i pandehuri, i cili ka kërkuar prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe kthimin e akteve për rishqyrtim duke urdhëruar ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale nga “Vrasja me paramendim” në veprën “Vrasja në kushtet e tronditjes së fortë psikike” ose “Vrasje e kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe dënimin e tij sipas dipsozitave përkatëse.

Nderkohe Gjykata e Lartë  ka konstatuar palvefshmërinë e vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë  “Prishjen e vendimit nr. nr. 2082, datë 03.10.2018 të Gjykatës së Apelit Tiranë, dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Pëegjithshëm, me tjetër trup gjykues”.

Kjo e fundit mori vendimin per ta denuar perfundimisht me 13 (trembëdhjetë)  vjet e 4 (katër ) muaj burgim.

Njoftimi:

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, është zhvilluar gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurit me iniciale G (G). Sh, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim’’, të parashikuar nga neni 78/2 i K.Penal.

Fakti objekt akuze lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 16.09.2015, në rrugën “Horizonti”, të Bashkisë Kamëz. Shtetasi me iniciale M. Sh është goditur nga i pandehuri G. (G). Sh (kushëriri i tij), disa herë me mjete të forta dhe prerëse, duke i shkaktuar atij plagë të rënda, deri në humbjen e jetës.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane, me vendimin nr. 3314, datë 31.10.2016 ka vendosur:

 Deklarimin fajtor të të pandehurit G (G). Sh për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim”, dhe në bazë të nenit 78/2 të Kodit Penal e dënon atë me 24 (njëzetekatër) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 406 të K.Pr.Penale, pas uljes së dënimit me 1/3, i pandehuri G (G). Sh dënohet me një dënim të vetëm përfundimtar prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet burgim.
Vuajtja e dënimit do të fillojë nga data e arrestimit.

Çështja në apel është shqyrtuar mbi bazën e ankimeve:

1.Nga Prokuroria  pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila kërkoi:

– Ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor  Tiranë ndaj të pandehurit me iniciale G (G). Sh .

-Deklarimin fajtor të të pandehurit me iniciale G (G). Sh ., për kryerjen e veprës  penale “Vrasje me paramendim e kryer për hakmarrje në dëm të shtetasit me iniciale M.SH”, të parashikuar nga neni 78/2 të K.Penal dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

-Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, dënimin e tij me 35 (tridhjetë e pesë) vjet burgim.

2.Nga i pandehuri me iniciale me iniciale G (G). Sh  i cili kërkoi :

–Deklarimin fajtor të të pandehurit me iniciale G (G). Sh për veprën penale të parashikuar nga neni 82 i Kodit Penal “ Vrasje e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike” apo 83 i K.Penal “Vrasje e kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe dënimin e tij sipas dipsozitave përkatëse.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr. 2082, datë 03.10.2018 ka vendosur:

–Lënien në fuqi të vendimit penal nr. 3314, datë 31.10.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë, kanë ushtruar rekurs :

1.Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Tiranë e cila kërkuar:

-Prishjen e vendimit nr.2082, datë 03.10.2018 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe kthimin e akteve për rishqyrtim kësaj gjykate”.

I pandehuri me iniciale me iniciale G (G). Sh i cili ka kërkuar:

-Prishjen e vendimit nr.2082, datë 03.10.2018 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe kthimin e akteve për rishqyrtim duke urdhëruar ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale nga neni 78/2 të K.Penal “Vrasja me paramendim” në veprën e parashikuar nga neni 82 të K.Penal “Vrasja në kushtet e tronditjes së fortë psikike” ose neni  83 i K.Penal “Vrasje e kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe dënimin e tij sipas dipsozitave përkatëse.

Gjykata e Lartë bazuar në nenin 112/3 , të K.Pr.Penale  ka konstatuar palvefshmërinë e vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë për mungesë të arsyetimit  lidhur me cilësimin ligjor të veprës penale  të “Vrasjes me paramendim”, të parashikuar nga neni 78/2 të K.Penal, dhe me vendimin nr. 298, datë 07.11.2023  ka vendosur:

“Prishjen e vendimit nr. nr. 2082, datë 03.10.2018 të Gjykatës së Apelit Tiranë, dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Pëegjithshëm, me tjetër trup gjykues”.

Në përfundim të gjykimit, më datë 23.05.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Fatri Islamaj dhe anëtare znj. Edlira Petri dhe znj. Marsela Pepi, vendosi:

– Ndryshimin e vendimit nr. 3314 , datë 31.10.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë si vijon:
-Deklarimin fajtor të të pandehurit G (G). Sh për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje”, parashikuar nga neni  76 i K.Penal, dhe dënimin e tij me 20 (njëzet) vjet burgim.

-Në zbatim të nenit 406 të K.Pr.Penale i ulet 1/3 e masës së dënimit dhe përfundimisht i pandehuri G (G). Sh denohet me 13 (trembëdhjetë)  vjet e 4 (katër ) muaj burgim.

-Vuajtja e dënimit fillon nga data e arrestimit të tij.

NGJARJA

Prokuroria e Tiranës kishte kerkuar dënimin me burgim të përjetshëm për të pandehurin Granit (Giuliano) Shehu, i akuzuar për “vrasje me paramendim”, pasi akuzohet se, më datë 17.09.2015 ka vrarë shtetasin Milazim Shehu (djali i xhaxhait të tij). I akuzuari është hetuar dhe gjykuar në mungesë. Në bazë të materialit hetimor të Prokurorisë së Tiranës, rezulton se: Më datë 17.09.2015, rreth orës 01.00 Policia e Shtetit është njoftuar nëpërmjet sallës operative të Drejtorisë së Policisë Tiranë se ne spitalin “xxxx” gjendet i vdekur shtetasi Milazim Shehu.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit është krijuar grupi hetimor dhe nga të dhënat paraprake rezulton se më datë 16.09.2015, rreth orës 18:00 në rrugën “Horizonti” të Bashkisë Kamzë, shtetasi Milazim Shehu është goditur nga shtetasi Granit Shehu (djali i xhaxhait të tij). Ky fundit e ka goditur disa herë me mjete të forta dhe prerëse shtetasin Milazim Shehu duke i shkaktuar atij plagë të rënda në pjesë të ndryshme të trupit. Kjo ngjarje ka ndodhur në rrugën ndërmjet dy portave të shtëpive të këtyre shtetasve dhe më pas shtetasi Milazim Shehu është transportuar nga familjaret e tij për në Spitalin “xxxxx” ndërsa shtetasi Granit Shehu është larguar duke iu shmangur hetimeve.

Granit Shehu, i cili në vitin 2015 ka vrarë djalin e xhaxhait të tij në zonën e Bathores u arrestua ne 2019 në Angli. Shehu ishte arratisur në Britaninë e Madhe dhe atje u fsheh për rreth tre vite.

Sipas dosjes së Prokurorisë gjithçka kishte ndodhur pasi autori akuzonte vajzën e viktimës për vjedhjen e 12 mijë lekëve të rinj, dyshim që nuk u arrit të provohej asnjëherë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re