Gjykata e Tiranës ka dënuar me burgim përjetë, Përparim Ademin për ngjarjen që tronditi Tiranën rreth dy vite më parë.

 

Ademi është dënuar për akuzën për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare pasi vrau dy motrat Zhaneta Metani e Kristina Bardhi me të cilat kishte intime dhe dyshonte se njëra prej tyre e tradhëtonte.

 

Gjatë dy viteve pas ngjarjeve Ademi ka kërkuar disa herë të fitojë lirinë duke u justifikuar se vuan nga probleme të shëndetit mendor pork jo kërkesë është rrëzuar.

 

Ademi e kreu krimin makabër me breshëri kallashnikovi në ditën e vitit të ri, 31 dhjetor 2020 në banesën e dy motrave në Tiranë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re