SHKODER– Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër ka dënuar me “Burgim të përjetshëm” shtetasin Miklovan Parubi, i cili akuzohet për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e 4 të tjerëve në në vitin 2016. Mbi të rëndojnë veprat penale, “Vrasje në rrethana cilësuese, e kryer në bashkëpunim”, ” Vrasje në rrethana cilësuese e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim”, “Armë mbajtje pa leje” dhe “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Me dënimin me burg të përjetshëm, Gjykata e Shkodrës ka miratuar kështu kërkesën e organit të akuzës i cili përfaqësohej nga prokurori i çështjes Vat Staka.Ndërsa për shtetasin e dyshuar si bashkëpunëtor në kryerjen e krimit, Marçel Shpijati, është dënuar me 3 vite burg duke ndryshuar veprën penale, nga “Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim” në “Moskallëzim të krimit”.SMiklovan Parubi me 3 tetor të vitit 2016 në Dajç të Shkodrës ka hyrë në një nga lokalet e zonës në përdorim të shtetasit Arjet Seiti, dhe ka qëlluar me breshëri automatike duke lënë të vdekur 2 shtetas, dhe duke plagosur 4 të tjerë.Gjatë seancës gjyqësore ai është shprehur se :“Unë nuk e di se pse, pasi gjithë personat i kam shokë jete, kam qenë i dehur dhe kam konsumuar hashash, kam marrë në qafë shumë familje, dhe familjen time. Nuk kërkoj asgjë, vetëm drejtësi. Po ju lutem Marçelin mos e merrni në qaf, sepse ai s’ka lidhje me këtë ngjarje”.

(BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re