Azgan Mërnica, 23-vjeçari i cili vrau efektivin e forcave Shqiponja në Baltëz të Fierit, ka dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, por ka mbetur pa avokat.

Shkak është bërë mungesa e avokatit të tij mbrojtës në seancë. Për ta mbrojtur është thirrur një avokat i shtetit, por dhe ai ka refuzuar.

Kujtojmë se dy ditë pasi vrau efektivin Novruz Cenalia, ai u vetëdorëzua në polici.

Lexoni edhe: “Azgan vdeksha unë… Hajt rrugë e mbarë! Zoti para”- I buzëqeshur, momenti kur vrasësi i efektivit të “Shqiponjave” futet në makinë dhe shoqërohet nga familjarët drejt policisë

Ngjarja ndodhi pas një konflikti se kush kishte të drejtën për të kaluar me makinë në rrugën e fshatit.

Të dy debatuan me fjalë e më pas dolën nga mjetet përkatëse. Në këtë moment, Azgan Mërnica qëlloi me 1 plumb pistolete në kokë efektivin që po shkonte në punë të merrte shërbimin

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re