Skip to content

Vrau efektivin e “Shqiponjës”, Gjykata e Fierit vendos burg përjetë për Azgan Mërnicën

Gjykata e Fierit ka vendosur burg përjetë për Azgan Mërnicën, i cili një vit më parë vrau efektin e Shqiponjës Novruz Cenalian.

Ngjarja ndodhi në fshatin Baltëz të Fierit, më 13 maj 2024. Mërnica qëlloi me plumb në kokë efektivin Cenalia, pasi i tha të mos lëvizte shpejt me makinë.

Prokuroria kërkoi dënimin maksimal për Mërnicën, i cili akuzohej për tre vepra penale:

Vrasje me armë zjarri të punonjësit të policisë,
Armëmbajtje pa leje,
Drejtim të parregullt të mjetit.
Ngjarja e rëndë në Baltëz

Azgan Mërnica po drejtonte automjetin e tij me shpejtësi të lartë në një kthesë të rrezikshme, kur u ndalua nga efektivi Novruz Cenalia, i cili i tërhoqi vëmendjen për mënyrën e rrezikshme të ngarjes.

Sipas Prokurorisë, pas një debati të ashpër verbal, Mërnica ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar për vdekje efektivin, i cili ndodhej në detyrë. Pas ngjarjes, i akuzuari u kap nga forcat e rendit pas një operacioni 48 orësh dhe negociatash me familjaret e tij

Mërnica do ta kryejë dënimin përjetë në një burg të sigurisë së lartë.

“”