Skip to content

Vrau George Floyd, dënohet me 22 vite burg ish-oficeri i policisë në SHBA

Ish-oficeri i policisë Derek Chauvin që i mori jetën afro-amerikanit George Floyd ndërsa përpiqej ta neutralizonte është dënuar sot me 22 vite e gjysmë burg.

Gjykatësi Peter Cahill u shpreh në sallën e gjyqit që gjykimi u bazua në ligj dhe jo në “emocione apo simpati”, por shtoi se ndjen dhimbje të madhe për familjet e përfshira, sidomos atë të Floyd-it.

“Kjo ka qenë një ngjarje e dhimbshme në të gjithë qarkun Hennepin, në të gjithë shtetin e Minesotës dhe në të gjithë vendin. Por më e rëndësishmja duhet të njohim dhimbjen e familjes Floyd.”-tha ai.