Gjykata e Lartë la në fuqi dënimin e përjetshëm të Fadil Kasemi, i cili vrau bashkëshorten ish-gjyqtare Fildez Hafizi.
Gjykata ka vendosur “Mospranimin e rekursit të paraqitur nga i gjykuari Fadil Kasëmi, kundër vendimit nr. 39, datë 15.05.2019, të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë”.
Fadil Kasemi qëlloi për vdekje ish-gjyqtaren në përpjekjen e tij të dytë, pas mosmarrëveshjeve në çift dhe ndarjes prej saj, në gusht të vitit 2017.
Krimin i akuzuari nuk e pranoi fillimisht, duke u justifikuar me probleme mendore, por që ekspertiza e nxori atë të aftë mendërisht.
