Ka dalë sot para gjykatës 80 vjeçari, i cili kreu krimin e rëndë në Gramsh. Xhevit Sinani vrau me sëpatë gruan e tij, Zeqine dhe vëllain Shaqir Sinani. 80 vjeçari ka dhënë dëshmi kontraditore dhe pritet që t’i nënshtrohet një ekspertize, pasi i moshuari ka shfaqur probleme të shëndetit mendor.

“Gruan e torturova dhe e mbyta. Vuajti shumë, e godita dhe me sëpatë. Vëllai nuk vuajti”, ka thënë i moshuari në policinë e Elbasanit. Kryeplaku i fshatit tha për Abc Neës se familja nuk kishte probleme ndërsa infermierja tregon se i moshuari trajtohej prej vitesh për probleme të shëndetit mendor.

“I njoh për familje të mirë, nuk kanë qenë problematikë. Ishin njerëz të rregullt, autori që ka bërë krimin ka qenë nën efektin e mjekimit. Familjarët ishin të kujdesshëm, e mjekonin për problemet mendore. Nuk e di se si arriti deri në këtë pikë. Nuk ka pasur probleme me të vëllain.”, tha infermierja.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re