Gjykata e Shkodrës la ne burg 69-vjecarin Bashkim Teli, i cili vrau gruan e tij, Suzana Shemuni. Sipas te dhënave ne seancën e gjyqit, i akuzuari ka shfaqur çrregullime gjate dëshmisë se tij. Ai ka thëne se e ka vrare gruan pasi ajo i kërkonte llogari per pensionin.

 

Donte te dinte se ku i shpenzoja leket, mësohet te ketë thëne ne dëshminë e tij Bashkim Teli. Ky fakt duket se e ka nervozuar 69-vjecarin e i cili ka humbur kontrollin dhe me pas e ka qëlluar. Kuptova vetëm pak minuta me vone se ajo kishte humbur jetën dhe dola nga banesa, tha ai përpara trupit gjykues. Gjykata e Shkodrës vlerësoi si te ligjshëm ndalimin e Bashkim Telit, si dhe vendosi masën e sigurisë burg pa afat.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re