Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën me burgim të përjetshëm për Koço Buzo,, i cili në vitin 2021 vrau me kallashnikov gruan e tij në sy të fëmijëve.

 

Njoftimi i gjykatës:

 

–              Deklarimin fajtor të pandehurit K.B, me masë sigurimi “arrest në burg “ për kryerjen e veprës penale të “Vrasje per shkak te marrdhenieve familjare ”,  të parashikuar nga neni 79/c të K.Penal dhe po në bazë të këtij neni dënimin e tij me burgim te përjetshëm.

–              Deklarimin fajtor të pandehurit K.B, me masë sigurimi, “arrest në burg “, për kryerjen e veprës penale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë, të parashikuar nga neni 79 /ë, në lidhje me nenin 22 të K.Penal dhe po në bazë të këtij neni dënimin e tij me 25 vjet burgim.

–              Deklarimin fajtor të pandehurit K.B, masë sigurimi “arrest ne burg“, për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shperthyese dhe municionit ” te parashikuar nga neni 278/1 te K.Penal dhe po në bazë të këtij neni denimin e tij me 7 vjet burgim.

–              Deklarimin fajtor te pandehurit K.B, me mase sigurimi, “arrest në burg“, për kryerjen e veprës penale të “Prishja e qetesise publike ” te parashikuar nga neni 274 te K.Penal dhe po ne baze te ketij neni denimin e tij me 1 vit burgim.

 

 

Vijon…

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re