Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Petrit Manajn, i cili dyshohet se vrau një ditë më parë bashkëshorten e tij, Valdete Manaj, për motive xhelozie.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e djeshëm në banesën e ciftit në Lushnje, ku 56-vjeçari mori thikën dhe e qëlloi me thikë në gjoks duke i marrë jetën.
Fillimisht ngjarja u raportua si një vetëvrasje por pas hetimeve u zbulua se ishte pikërisht ai që kishte vrarë bashkëshorten e tij.
56-vjeçari u kujdes që ngjarja të dilte si një vetëvrasje por provat e “tradhëtuan” atë.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
