Gjykata e Apelit ka konfirmuar dënimin me burg përjetë për ish-policin, Koço Buzo. Ky i fundit ekzekutoi me breshëri plumbash bashkëshorten, Luljana Buzo. Ngjarja e rëndë u regjistrua në maj të vitit 2021, para Gjykatës së Elbasanit.

 

Çifti prej kohësh kishin konflike dhe autori shfaqej i dhunshëm, ndaj viktima kërkonte divorcin. Por, ky vendim nuk u pranua nga autori, i cili e vrau me breshëri plumbash, të cilët plagosën edhe avokatin e të ndjerës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re