I ka dhënë fund jetës autori i vrasjes së gruas Hamide Magashi, shtatëzënë dhe foshnjës që kishte në bark.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në Kosovë.

 

Lajmin për vetëvrasjen e autorit e ka dhënë Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla.

 

Pas 48 orësh kërkime, autori është lokalizuar nga Policia e Kosovës, por nuk ka pranuar të dorëzohet duke i dhënë fund jetës.

 

 

“Pas një pune intenzive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten.Policia e Kosovës si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatëzënë dhe vetëvrasjes së dorasit.”- shkruan Ministri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re