Skip to content

Vrau hajdutin shqiptar, Gjykata rrëzon italianin: Nuk ishte vetëmbrojtje

Gjykata Italiane ka rrëzuar pretendimet e Mirko Franzionin se e kishte vrarë hajdutin shqiptar për vëtëmbrojtje.

 

Bëhet fjalë për një ngjarje të 14 dhjetorit 2013 të ndodhur në zonën e Serles në Brescia.

 

Një shtetas me origjinë shqiptare kishte hyrë për të vjedhur në banesën e vëllait të autorit Mirko Franzoni.

 

 

Ky i fundit qëlloi mbi grabitësin duke e vrarë atë. Avokatet mbrojtes e konsideruan si “mbrojtje e ligjshme” ndaj keqbërësit duke u justifikuar me faktin se shqiptari kishte tentuar ti merrte armën 39 vjecarit Italian dhë në këtë kohë arma ishtge shkrepur në mënyrë jo të vullnetshme duke lënë të vdekur ne vend hajdutin.

 

 

Mirëpo ky version u rrëzua nga trupa e gjyqtarëve të cilët thanë se Mirko Franzoni e ka ndjekur hajdutin shqiptarfë në rrugët e zonës së Serles duke mbajtur një pushke në dorë.

 

 

Sipas arsyetimit të Gjykatës, qitja është bërë në lartësine mbi shpatull cka do të thotë sipas ekspertizës se autori ka marrë shenjester për të goditur viktimen dhe për ta bërë këtë ai duhet ta mbështeste armën në shpatull, duke rrëzuar versionin se armë ishte shkrepur në përleshje e sipër.

 

Për këtë arsye ai është dënuatr me 9 vjet e 4 muaj burg.

 

Ky dënim nuk është mirëpritur nga banoret e zonës ku ndodhi ngjarja të cilët thanë se ky është një vendim i padrejte.