Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në lagjen nr.4 në Durrës mbrëmjen e sotme. Lënda plasëse është vendosur në afërsi të banesës së Ilir Koçiljas, 35 vjeçarit i cili më 14 shkurt vrau me thikë fqinjin e tij Halil Koka pas sherrit për parkimin.

Në njoftimin e policisë thuhet se shpërthimi me lëndë plasëse ka ndodhur në pjesën e jashtme të dritares së banesës së Ilir Koçiljas, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Lexo edhe :Related Posts

“Më datë 26.02.2024, rreth orës 19:55, në lagjen nr.4, Durrës, në pjesën e jashtme të dritares së banesës së shtetasit I. K., në të cilën nuk banon njeri, është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale”, informon policia. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e ngjarjes identifikim dhe kapjen e autorit/ve./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re