Jennifer Crumbley, 45 vjecce, u dënua për vrasje nga pakujdesia në katër pika të aktakuzës, për shkak të të shtënave masive të kryera nga djali i saj, shkruan BBC.

Prokurorët pretenduan se ajo nga pakujdesia e lejoi djalin e saj të kishte një armë dhe injoroi shenjat paralajmëruese.

Ajo është prindi i parë në SHBA që dënohet për vrasje të pavullnetshme në një vrasje masive nga fëmija i tyre. Ajo e ndoqi vendimin me fytyrë të ftohtë dhe vështrim drejt përpara.

Djali i saj, i cili sot është 17 vjeç, vrau katër shokë të klasës në shkollën e mesme të Oksfordit në Michigan në vitin 2021 dhe po vuan një dënim të përjetshëm për këtë.

Shtatë persona të tjerë u plagosën nga të shtënat.

Nëna u akuzua për katër akuza të vrasjes nga pakujdesia, secila prej të cilave mbart një dënim maksimal prej 15 vjetësh.

Burri i saj James po përballet me të njëjtat akuza, por në një gjyq të veçantë.

Jennifer dhe burri i saj blenë armën që djali i tyre përdori për të kryer një masakër në shkollë.

Përkatësisht, ata ishin të ftuar në një takim të shkurtër në shkollë në lidhje me vizatimin shqetësues të djalit të tyre. Ata refuzuan ta çonin në shtëpi dhe ai u kthye në klasë me një armë në çantën e shpinës. Disa orë më vonë vrau katër persona.

CNN shkruan se ky proces testoi kufijtë e përgjegjësisë për të shtënat në shkolla. Juria diskutoi për më shumë se dhjetë orë, dhe gjyqtari tha pas vendimit se kjo ishte gjëja më e vështirë që ata kishin bërë ndonjëherë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re