Më 6 dhjetor 2023, në Maqedoni u arrestua Remzi Azemi, shtetas i Kosovës. Ky i fundit kërkohej nga Ekuadori pasi akuzohet për vrasjen e Ilir Hidrit në maj të vitit 2017 në qytetin Guayaquil të Ekuadorit.

Sakaq, mediet e huaja kanë zbardhur detaje të reja nga arrestimi i tij.

Lexo edhe :Related Posts

Sipas “Extra” Azemi dyshohet se ka lidhje me vrasjen e shqiptarit Hidri Ilir, 40 vjeç, ngjarje e ndodhur më datë 30 maj 2017.

Mirëpo, edhe pse Azemi akuzohet për vrasjen e Hidrit, nuk ishte kjo arsyeja pse ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Azemi ishte shpallur në kërkim për shkak të një ekzekutimi të dyfishtë ku viktima mbetën malazezi Fadil Kacanic dhe gruaja e tij nga Ekuadori, Elsa María de Fatima Gallegos Chacón.

Ata u rrëmbyen nga një grup prej rreth pesëmbëdhjetë individësh që u identifikuan si oficerë policie dhe më pas hynë në shtëpinë e çiftit. Ngjarja është regjistruar në orën 05:00 të datës 14 mars 2018.

Në dokumentet e procesit, të shqyrtuara nga “EXTRA”, detajohet se kërkesa në Interpol u ngrit pasi hetuesit zbuluan se i dyshuari ishte larguar nga vendi për në Peru dhe kishte të dhëna të udhëtimeve drejt Gjermanisë dhe Holandës.

Hetimet për rastin dolën në dritë në vitin 2020, gjatë seancës në të cilën u vendos që Remzi Azemi të thirrej në gjyq për krimin e dyfishtë.

Në procesverbal përmendet se incidenti ndodhi për shkak të larjes së hesapeve mes këtyre shtetasve të Ballkanit.

Remzi Azemi gjithashtu, është konsideruar si një nga drejtuesit e dyshuar të mafies ballkanike, pasi ishte një nga të arrestuarit gjatë operacionit të kryer në Ekuador, në qershor të vitit 2014.

Operacioni kishte qëllim çmontimin e një grupi që trafikonte kokainë përmes Porteve të Guayaquil.

Ndaj Remzi Azemit ka pasur një tentativë vrasje më 7 nëntor 2017, në qendër të Buenos Aires.

Ai po udhëtonte me bashkëshorten dhe vajzën e saj 3-vjeçare me një automjet Ford të blinduar që nuk kishte targa.

Ai u qëllua një herë në qafë dhe tre herë në shpatullën e majtë. Azemi u dërgua në spital dhe arriti të mbijetonte.

Pas hetimeve u konstatua se ditën e atentatit Remzi Azemi ishte thirrur nga malazezi  Kaçanic.

Këto detaje figurojnë në dosjen e vrasjes së dyfishtë. Mirëpo, nuk saktësohet nëse hakmarrja ka ardhur për shkak të asaj ngjarje apo për ndonjë arsye tjetër, por mësohet se vdekja është kryer në mënyrë të egër, sidomos ndaj malazezit./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re