Gjykata e Tiranës dënoi me burgim të përjetshëm, Mexhit Picarni. Ky i fundit vrau ish-dhëndrin në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës dhe plagosi avokatin e tij, në qershor të vitit 2021.

Me 30 vite burg u dënua vajza e Picarit, Dhurata Picari, e cila bashkëpunoi me të atin për të realizuar vrasjen.

40-vjeçari Kudret Saliaj u ekzektua nga ish-vjehrri i tij, Mexhit Picari në ditën kur gjykata do të vendoste për ndarjen e çiftit dhe përcaktimin e kujdestarisë së tre fëmijëve të tyre.

Pasi vrau ish-dhëndrin e tij, Kudret Saliaj, Mexhit Picari e hodhi armën e krimit në lumin Lanë./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re