Policia e Tiranës ka vënë në pranga Mexhit Picarin, autorin e dyshuar të vrasjes se ish-dhëndrit te tij,  Kudret Saliaj dhe plagosjes se ish-prokurorit, Adriatik Cama, i cili ushtronte profesionin e avokatit.

Arrestimi i Picarit, u bë rreth një orë pas krimit.

“Fale reagimit të menjëhershëm  të Policisë  dhe  veprimeve të  shpejta profesionale u bë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të ngjarjes, shtetasi Mexhit Picari.

Menjëherë pas ngjarjes, Policia zhvilloi shumë kontrolle dhe pas informacioneve të marra u bë i mundur lokalizimi i vendndodhjes dhe kapja e autorit”, thote policia.