Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 16:45 në fshatin Nënshat të Bashkisë Vau i Dejës.

Mësohet se viktima është shtetasja Xhuliana Topalli, 40 vjeçe, ndërkohë që autori i vrasjes, Niko Hila, rreth 55-vjeç, u dërgua fillimisht në spitalin rajonal të Shkodrës, por më pas u nis me urgjencë për Tiranë për në Spitalin e Traumës, pasi sipas burimeve ai ka qëlluar veten me një plumb në gojë dhe është në gjendje të rëndë për jetën.

Forcat e rendit ndodhen në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e krimit.

Deklarata e policisë

Më datë 09.01.2022, rreth orës 16:44, në fshatin Nenshat, Bashkia Vau i Dejës, në rrethana ende të paqarta shtetasi N. H., rreth 50 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri ish bashkëjetuesen e tij, shtetasen Gj. T., 40 vjeçe.

Shtetasi N.H pas krimit dyshohet se ka tentuar të vrasë veten dhe për pasojë ka mbetur i plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re