TIRANË- Gjykata e Apelit dënoi me 28 vite burg Agron Tanushin pasi tre vite më parë ekzekutoi nusen e vëllait të tij, Jetmira Hasanin. Shkalla e parë e dënoi me 23 vite burg, por apeli i shtoi edhe 5 vite të tjera duke e dënuar përfundimisht me 28 vite heqje lirie.
Ngjarja ndodhi më 15 shtator 2020 në Bathore në banesën ku autori dhe viktima jetonin së bashku në kate të ndryshme. 34-vjeçarja Jetmira Hasani ishte divorcuar nga vëllai i autorit prej 4 vitesh dhe vazhdonte të jetonte në shtëpinë e tij.
Kanë qenë pikërisht konfliktet për shkak të pronësisë që kanë sjellë debate të vazhdueshme mes tyre, duke bërë që të dy të pajiseshin me urdhër mbrojtje./
