Policia ka arrestuar këtë të premte, Besnik Pjetrin.

 

 

Pjetri ekzekutoi me armë zjarri në gusht të këtij viti ish-vjehrrin dhe ish kunatin e tij të cilët sapo ishin kthyer nga Italia.

 

 

Ngjarja ndodhi në 29 gusht të këtij viti, pas një konflikti të çastit në fshatin Grykë e Zezë në Lezhë.

 

 

Autori ishte divorcuar me vajzën dhe motrën e viktimave që 6 vite më parë.

 

 

Ai ishte denoncuar nga ish-gruaja edhe më parë, për dhunë në Itali, ku edhe ka bërë 2 vite burg.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re