Skip to content

Vrau kolegun brenda në Komisariat/ Prokuroria mbyll hetimet për Ludian Zaimin

640 0 whatsapp image 2022 05 26 at 102116 am 1653556895

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për Ludian Zaimin, efektivin që qëlloi për vdekje kolegun, Çaush Saliu brenda ambjenteve të Komisariatit nr.3.

 

Sipas prokurorisë, Zaimi duhet të gjykohet për akuzën e “vrasjes së punonjësit të policisë”.

 

Por ndërkohë mbrojtja e përfaqësuar nga avokati Arbër Hoxha, pretendon se akuza e ngritur ndaj Zaimit nuk është vrasje gjatë detyrës apo për shkak të saj, por është vrasje për arsye personale.

 

Pra, profesioni që ata kanë si punonjës policie sipas mbrojtësit ligjor nuk duhet marrë parasysh, pasi mund të kishin çfarëdolloj profesioni e përsëri të kishin të njëjtin përfundim.