Skip to content

Vrau kunatën dy vite më parë në Sharrë të Tiranës, Gjykata lë në burg të përjetshëm Dashamir Xhepën

Në datë 14.02.2019 në Tiranë, në fshatin Sharrë, pranë Liqenit në Kombinat është gjetur trupi i pajetë i shtetases Liri Xhepa. Për këtë vrasje është akuzuar kunati i saj, shtetasi me inicialte Dashamir Xhepa. Referuar interesimit të medias për këtë rast njoftojmë se:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvillua gjykimin lidhur me çështjen penale me të pandehur D.XH, akuzuar për kryerjen e veprës penale “ Vrasje për shkak të marëdhënieve familjare” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve , armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 79/c dhe 278/1 të Kodit Penal.

Lidhur sa më sipër, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 116, datë 21.01.2021 ka vendosur:

-Deklarimin fajtor të të pandehuri D.XH dhe dënimin me burgim të përjetshëm.

-Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri D.XH, i cili kërkoi pafajësi.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr. 437 datë 05.10.2021 vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr.116, datë 21.01.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë

 

Vrau kunatën për motive xhelozie, dënohet me burg të përjetshëm Dashamir Xhepa

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb