Gjykata e Tiranës dënon me 20 vite burg Klajdi Shundin, i cili vrau kunatin e tij natën e ndërrimit të viteve 2020. Mësohet se ngjarja ndodhi për motive të dobëta.

Prokuroria kërkoi dënimin e tij me 30 vite burg, ndërsa Gjykata ka dhënë dënimin me 20 vite burg.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të datës 1 janar 2021 në zonën e 5-Majit në Tiranë, ku pas një sherri në familje u vra 42-vjeçari Vladimir Zvezhda.

Aurtori i ngjarjes, 34-vjeçari Klajdi Shundi ka ftuar motrën dhe kunatin për vitin e ri, ku përveç ndërrimit të viteve kishte për të festuar edhe blerjen e një apartamenti nga ana e tij.

Gjatë festës, në gjëndje të dehur, viktima është konfliktuar me bashkëshorten e tij, që njëkohësisht është edhe motra e 34-vjeçarit.

Shundi i ka kërkuar kunatit që grindjen mos e bënin në banesën e tij, por të shkonin e të sqaronin në shtëpinë e tyre.

Sherri mes burrë e grua ka vazhduar edhe kur ata kanë dalë nga banesa, poshtë pallatit të Shundit.

I njoftuar për këtë gjë nga fëmijët e viktimës, Shundi ka dalë nga banesa e ka shkuar për ti kërkuar llogari kunatit, fillimisht ato janë konfliktuar fizikisht mes tyre, e më pas 34-vjeçari e ka goditur me thikë në qafë kunatin e tij, duke i shkaktuar vdekjen.

Gjatë dëshmisë së tij në Gjykatë, ku u dha dhe masa e arrestit me burg, Shundi ka thënë se nuk e mbante mend ngjarjen, për shkak se kishte qenë në gjendje të dehur.

Ai ka deklaruar se me viktimën nuk kanë pasur probleme më herët, dhe ngjarja nuk ka qenë e paramenduar nga ana e tij.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re