Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e autorit të vrasjes së 14-vjeçarit, Martin Cani pranë shkollës së tij, duke e lënë Mario Perlleshaj në masën e sigurisë arrest me burg.

Përlleshaj kishte kërkuar që për të të ndryshohej masa e sigurisë dhe të ishte në “arrest shtëpie”.

14-vjeçari ndodhet në institutin për të mitur në Kavajë, ndërsa edhe në muajin dhjetor 2024 ai kundërshtoi masën e sigurisë “arrest me burg”. I mituri Martin Cani u vra më datë 18 nëntor pak metra larg shkollës “Fan Noli” në Tiranë.

Njoftimi

Referuar interesimit të medias, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Mbi kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është zhvilluar gjykimi lidhur me “Informacionin dy mujor për të miturin në konflikt me ligjin, ne lidhje me zbatimin e masës së sigurimit “arrest në burg” , ku përfaqësuesi ligjor i të miturit në konflikt me ligjin kërkoi “zëvendësimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje e kryer në rrethana cilësuese”, të parashikuar nga neni 79 shkronja “a” të Kodit Penal.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr…. akti, datë 23.01.2025, ka vendosur:

-Rrëzimin e kërkesës së të miturit në konflikt me ligjin “…”, me objekt zëvendësim  mase  sigurimi personal.

-Vijueshmërinë e zbatimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj të miturit në konflikt me ligjin “…”.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të paraqitur, nga i mituri në konflikt me ligjin shtetasin “…, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit  të Përgjithshëm Tiranë, zëvendësimin e masës së sigurimit  nga “arrest në burg” në atë të “arrest në shtëpi”.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 10.02.2025, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Elona Mihali, vendosi:

– Miratimin e vendimit nr…. akti, datë 23.01.2025 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko