Isuf Hasa është autori i vrasjes së 81-vjeçarit, Xhemal Meta, i cili u gjet i pajetë nga fsinji në oborrin e banesës së tij mëngjesin e 13 janarit.
Në një konferencë për mediat policia e Tiranës njoftoi se arrestoi autorin e vrasjes, ndërsa zbuloi se pasi Hasa i mori jetën të moshuarit i vodhi nga xhepi paratë që i kishin mbetur viktimës.
Policia ka publikuar edhe pamjet nga vendi ku autori kishte fshehur çekiçin edhe paratë e vjedhura.
Siç duket nga fotot autori kishte fshehur një pjesë të parave ë xhep dhe një pjesë tjetër brenda çorapeve.
Ndërsa çekiçin e kishte fshehur në një stallë.
Policia sekeustroiçekiçin me të cilin u vra i moshuari si edhe shumën e parave që autori vodhi nga viktima.
Nga kontrollet e shumta të kryera në disa banesa të autorit dhe familjarëve të tij, janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 200.000 lekë të rinj.
“Nga veprimet hetimore dyshohet se autori i dyshuar Isuf Hasa, pasi e ka goditur viktimen i ka marrë dhe një sasi vlerash monetare që ai mbante në xhep, dhe më pas është larguar.
Nga kontrollet e shumta të kryera në disa banesa të autorit dhe familjarëve të tij, janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 200.000 lekë të rinj.
Po nga kontrollet e ushtruara në banesën e shtetases L.H,(vajza e autorit të dyshuar) në fshatin Gjokaj, Vorë, Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendin e dyshuar (çekiç) më të cilin autori ka kryer vrasjen”, njoftoi policia.