Gjykata e Vlorës ka dënuar me 3 vite burg Rei Metën, i cili vrau me grushta Armando Meshahun pas një përplasjeje fizike në një kancelari në qytetin bregdetar gushtin e vitit të kaluar.

Edhe pse prokuroria kishte kërkuar 3 vite e 6 muaj burg, gjyqtarja Dorina Stroka dha vendimin për ta dënuar me 3 vite burg, me akuzën për vrasje nga pakujdesia.

Lexo edhe :Related Posts

Të pranishëm në sallën e gjyqit ishin familjarët e Meshahut të cilët kërkuan që të akuzohej për vrasje me dashje, por kjo kërkesë u refuzua.

Ndërkohë po në sallë të pranishëm ishin edhe babai i Rei Metës dhe avokatët e tij. Kujtojmë që Rei Meta është djali i i anëtares së KLP-së, Nurihan Seiti (Meta).

Çfarë ndodhi gushtin e 2023-it

Viktima Meshau dhe autori debatuan në një kancelari në qytetin e Vlorës.

Inxhinieri që merrej me ndërtime në Vlorë, Armando Meshau pas debatit e goditi i pari me grushta Rei Metën, përpara se ky i fundit të kundërpërgjigjej me një seri grushtash ndaj viktimës.

Goditjet rezultuan fatale për Meshaun i cili gjeti vdekjen në vend.

Ngjarja është regjistruar edhe nga kamerat e sigurisë, ndërsa diskutimi mes tyre është dëgjuar edhe nga personat e pranishëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re