Gjykata e Vlorës ka lënë në burg ish oficerin Arjan Tase, i cili akuzohet për vrasjen e 7 vjeçares në plazhin e Potamit në Himarë.

 

Prokuroria e Vlorës ka hedhur poshtë akuzën e ngritur nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore ndaj ish-efektivit Arian Tase. Hetuesit nuk kanë pranuar akuzën e vrasjes nga pakujdesia, por kanë kërkuar vrasje me dashje indirekte.

 

Vrasja e kryer me dashje dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet, sipas Nenit 76 në Kodin Penal.

 

I akuzuar për vrasje nga pakujdesia Tase rrezikonte nga gjobë deri në 5 vite burg me akuzën e AMP, ndërsa me akuzën e re ai rrezikon 10 deri në 20 vite.

 

Masa e sigurisë ndaj Arjan Tase u zhvilluar ditën e sotme ora 11:30 në gjykatën e Vlorës. Seanca drejtohet nga gjyqtare Viola Canaj, ndërsa prokurore Eranda Laze.

Arjan Tase e ka pranuar krimin dhe vendimin e dhënë nga gjykata.

 

Ai gjatë seancës, teksa u ka shprehur ngushëllime familjarëve të vogëlushes, i ka kërkuar falje Policisë së Shtetit.

 

“Ngushellime familjareve, falje policise se shtetit”, ka thënë Tase në seancën gjyqësore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re