Është zhvilluar sot seanca gjyqësore në shkallën e pare të gjykates në Elbasan për autorin e vrasjes të bashkjetueses Ramis Mici nën drejtim e Prokurorit çështjes Xhelian Seferi, dhe gjyqtares Pajtime Fetahu.
Prokuroria Elbasanit ka kërkuar masën e arrestit në burg për Ramiz Micin i cili para dy ditësh në orët e para të mëngjesit me armë të ftohtë ka qëlluar ish bashkjetuesën duke i shkaktuar vdekjen Jetlira Elezit. Sipas autorit shkak ishte se ajo kërkonte të largohej nga ai.
Në deponimin në Prokurori ai ka shpjeguar se ajo e kishte denoncuar dhunën në polici, dhe së fundi kishte kërkuar të largohej nga banesa që ata jetonin me qera. Në oret e para të mëngjesit mora thikën edhe pse ajo e ndieu që unë po hyja, unë e qëllova dy herë dhe u largova për tu fshehur. Gyqtaria Pajtime Fetahu ka lenë në fuqi masën që kërkoi prokurori i çështjes masë me burg pa afat.