Është vetëdorëzuar në polici autori I ngjarjes së ndodhur këtë të enjte në Fier ku humbi jetën një 16-vjeçar.
Autori i dyshuar Florian G. rreth 17 vjeç, është vetëdorëzuar pas rreth 3 orë nga vrasja me thikë e 16-vjecarit Dionis Vrenozi në Fier.
Vrasja ndodhi gjatë ditës së sotme, ndërsa viktima është gjetur nga kalimtarët në zonën e ‘Zogut të Zi’ pranë gjimnazit ‘Janaq Kilica’.
Adoleshenti është goditur për vdekje me thikë pas një sherri mes tre të rinjve, ndërsa policia kishte shpallur në kërkim 17-vejcarin, i cili ka vendosur të vetëdorëzohet në komisariat.
