Dhuna e vazhdueshme dhe problemet e shkaktuar nga alkooli ishin shkaqet që çuan në vrasjen e 37-vjeçares Amanda Pushani, e cila u godit me thikë nga motra e saj Marsela Pushani.

 

Të njëjtin version mbi ngjarjen ka dhënë edhe nëna e dy motrave, e cila përpara hetuesve është shprehur se ajo është dhunuar disa herë nga e bija Amanda Pushani, e cili prej më shumë se 10 vitesh ishte e alkoolizuar.

 

E moshuara ka thënë se vajza tjetër Marsela Pushani nuk donte të vriste motrën, por çdo gjë ndodhi në kushtet e vetëmbrojtjes. Referuar dëshmisë, ajo ka thënë se 37-vjeçarja kishte shkuar e dehur në banesë, ku i kishte kërkuar nje shume parash.

 

Në momentin që e motra dhe e ëma nuk i kanë dhënë lekët, ajo ka filluar të ushtronte dhunë ndaj tyre dhe ka marrë thikën duke i kërcënuar. Në këtë moment ka patur një përleshje mes dy mitrave, ku 40-vjeçarja e ka goditur Amanden duke i shkaktuar vdekjen.

 

Ishin familjarët të cilët njoftuan ambulancën dhe policia më pas zbardhi ngjarjen e rëndë ndërkohë që autorja dhe nëna e saj janë në gjëndje të rënduar psikologjike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re