Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e djeshme në Vlorë, ku humbi jetën ndërtuesi Armando Meshau.

 

Autori i kësaj ngjarje është Rei Mete, djali i Nurihan Seitit, anëtare e KLP.

 

Mete ka thënë se viktima e ka sharë i pari dhe e ka goditur ai kur konflikti është përshkallëzuar.

 

Autori gjithashtu pretendon se ka goditur për vetëmbrojtje teksa pretendon se 55-vjecari e ka humbur jetën nga përplasja me tokën, ose ndonjë orendi të internet kafesë, në momentin kur është rrëzuar përtokë si rrjedhojë e grushteve. Sipas tij vdekja e 55-vjeçarit pretendohet të jetë aksidentale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re