Ka nisur në Gjykatën e Apelit seanca për ish-efektivin e RENEA-s, Arbër Paplekaj.

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm pranoi me 4 Mars kërkesën e Arbër Paplekaj, për kryerjen e një ekspertimi kriminalistik ne vendin e ngjarjes, për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan.

Lexo edhe :Related Posts

Arbër Paplekaj, është dënuar me 22 vite burg nga shkalla e parë për vrasjen e Pjerin Xhuvanit prill 2021 pak dite para zgjedhjeve parlamentare.Paplekaj kërkon edhe rikualifikim të veprës penale nga vrasje me dashje ne vrasje në kushtet e tronditjes së fortë psiqike.

Prokuroria sot pritet të japë informacion edhe per procedimin e pezulluar për personat e tjerë që kanë qëlluar me armë zjarri në vendin e ngjarjes gjatë përplasjes së grupeve të militanteve PD-PS, mes atyre të ashtëquajtur anëtarve të struktures së mbrojtjes së votës dhe mbështetësve socialist. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re