David Qosaj, autori i vrasjes se efektivit të FNSH-së së Shkodrës Ardian Kodra, sipas tri ekspertëve psikiatër, ka pasur çrregullime të personalitetit, por kjo nuk e përjashton nga përgjegjësia penale.
 
Gjatë seancës pati debate mes avokates mbrojtëse të Qosajt dhe mjekut që lexoi përfundimin e ekspertimit. Më herët ai e kishte pranuar në gjyq se qëlloi në drejtim të policisë, por më pas deklaroi se e kishin qëlluar ne drejtim te malit.
 
Qosaj tha se në gjyq se nuk kishte qëllim të vriste policin ndërsa mbi të rëndojnë tre akuza, të cilat mund ta çojnë ne burgim të përjetshëm.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re