Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës të Parë në Fier, për dënimin e Albert Zajas.

Ky i fundit vrau në vitin 2021 Shkëlzen Kastratin. Duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, Zaja është dënuar përfundimisht me 12 vite e 8 muaj burg.

“Në përfundim të gjykimit, sot më datë 13.03.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Genti Dokollari dhe anëtarë znj. Irena Brahimi dhe znj. Edlira Petri, vendosi:

-Lënien në fuqi të vendimit nr. 1137/160, datë 04.04.2023 të Gjykatës së Shkallës Rrethit Gjyqësor Fier, me këtë ndryshim:

– Dënimin e të pandehurit A. Z, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 78/1 dhe 25 I K.Penal me 18 (tetëmbëdhjetë) vjet burgim.

– Në bashkim të dënimeve, në aplikim të nenit 55 të K.penal, dënimin e të pandehurit A. Z me 19 (nëntëmbëdhjetë) vjet burgim.

– Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale i ulet 1/3 e dënimit e të pandehurit A. Z dhe dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re